E Shtunë, 31 Tetor 2026

2011-a, Kamza në vitin historik

/* */

KAMËZ, 3 janar 2012 – 1 janar 2011. Kamza ndodhet në Kategorinë e Parë dhe është një nga katër pretendentet për t’u ngjitur.

365 ditë më pas, më 1 janar 2012, Kamza është pjesë e Kategorisë Superiore dhe në përfundim të fazës së parë ndodhet në vendi e 9-të, duke lënë pas pesë ekipe, tre prej tyre të ardhura nga Kategoria e Parë: Pogradeci, Apolonia, Tomori, por dhe Laçin me Dinamon.

Një supervit për blutë e Kamzës, të cilët shijuan për herë të parë të qenit midis më të mirëve të Shqipëirisë.

Trajneri Skerdi Bejzade ia doli ta çojë skuadrën në Superligë, ndërkohë që detyra e teknikut Ernest Gjoka është t’i sigurojë asaj mbijetësën në Kategorinë Superiore.

Deri tani formacioni i mbështetur financiarisht nga presidenti Naim Qarri dhe kryebashkiaku Xhelal Mziu, në fazën e parë regjisroi 4 fitore, 2 barazime dhe 7 humbje.

Kontribut te Kamza kanë edhe zëvendëstrajneri Bashkim Dolku, por dhe shefi i klubit Albert Bana.

A do t’a dalë Kamza të mbijetojë në Superligë?

Ende është shpejt për të dhënë një verdikt, pasi janë edhe 13 javë. Por, me një merkato të studiuar, nuk do të jetë çudi që kamzalinjtë të shkruajën një tjetër faqe në historinë e tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›