E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabarez, selektori i vitit

Selektori i Uruguait, Oscar Washington Tabarez është zgjedhur trajneri më i mirë i Kombëtareve për vitin 2011. Këtë e ka vendosur Instituti për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS).

Tabarez është preferuar përpara selektorit të Spanjës, Vicente del Bosque. Anëtarët e redaksisë së IFFHS-së dhe ekspertët nga 81 vende ia kanë dhënë 200 vota fituesit, kurse trajneri spanjoll mori 14 vota më pak.

Nën drejtimin e Tabarez, Uruguai e fitoi Copa American, vitin që shkoi. I treti ishte selektori i Gjermanisë, Joachim Low me 169 vota. Vendi i katërt ka qenë i rezervuar për selektorin e Holandës, Bert van Marwick, kurse i pesti është selektori i Japonisë, Alberto Zaccheroni.

Eksperti Fabio Capello, i cili e drejton përfaqësuesen e Anglisë, ka përfunduar në pozitën e gjashtë, përpara selektorit të Danimarkës, Morten Olsen, që është i shtati. Në dhjetëshen e parë bëjnë pjesë edhe Cesar Alejandro Faras i Venezuelës, Giovanni Trapattoni i Irlandës dhe Slaven Bilic, selektor i Kroacisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›