Flamurtari kërkon Rafael Sozën

/* */
VLORË, 3 janar 2012 – Rafael Soza. Argjentinasi pritet të nënshkruajë me Flamurtarin në merkaton dimërore.
Mesfushori i avancuar fitoi dy tituj kampionë në dy sezonet e fundit: me Dinamon (2009-2010) dhe Skënderbeu (2010-2011) dhe vlerësohet si një futbollist cilësor.
Trajneri Shkëlqim Muça e njeh mirë ish-lojtarin e Estudiantes dhe në forcë në Moldavi te Sherif Tiraspol, pasi e ka pasur nën urdhrat e tij.
Me dështimin e bullgarit Dragomir Draganov dhe serbit Mlladen Brkic, afrimi i argjentinasit virtuoz është shndërruar në një domosdoshmëri.
Në listën e kryebashkiakut-president Shpëtim Gjika është dhe sulmuesi kroat Pero Pejic, i cili dështoi në Arabinë Saudite te Al-Faisaly.