E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do të shpëtojë Dinamo?

/* */

TIRANË, 3 janar 2012 – Vetëm një pikë në përfundim të fazës së parë. Asnjë fitore në 13 ndeshje. Dhjetë pikë larg vendit të 12-të, që të mban në zonën play-out.

Këto janë shifrat e Dinamos: 18 herë kampione e Shqipërisë dhe 13 herë fituese e Kupës. Një skuadre të ndërtuar vetëm një javë nga fillimi i sezonit 2011-2012 dhe e papaguar prej muajsh.

A do t’ia dalë Dinamo të mbijetojë?

Në sezonin 1996-1997, Dinamo, atëherë me emrin Olimpik, u rendit e 16-ta në një kampionat me 18 skuadra, vitin e kaluar mbijetoi falë sistemit të plejofit.

Trajneri Faruk Sejdini u dorëzua pas një serie të gjatë humbjesh, ndërkohë që pasuesi i tij, Artan Mërgjyshi, po përpiqet t’i sigurojë sërish mbijetësën klubit blu.

Zyrtarisht është hapur merkatoja. Por, a do të hyjë fuqishëm Dinamo?

Administratori Ismet Saliaj premton se klubi i dytë me më shumë trofe do të jetë aktiv.

Nëse në fillim të kampionatit, Dinamo nuk e pati luksin të zhvillonte një fazë përgatitore, në fillim të fazës së dytë do ta ketë këtë mundësi: por, ndryshe nga shumë ekipe të Superligës, do ta bëjë në shtëpi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›