2011 festime ne te gjithe globin

Amerikanët, të gëzuar, kanë pritur ndërrimin e viteve në sheshin Tajms Skuer të Nju Jorkut. Bashkia e metropolit dhe autoritetet e tjera lokale përfituan nga ngrohja e motit për të pastruar rrugët e mbushura me dëborë.
Më herët festime spektakolare janë mbajtur edhe në Tokio, ku janë lëshuar drejt qiellit tullumbace të argjëndta, si dhe në Hanoi të Vietnamit.
Ndërsa në Dubai u zhvillua një spektakël i vecantë me rreze lazer dhe fishekzjarre, që u lëshuan nga Burj Khalifa, kulla më e lartë në botë.
Viti i ri u prit me festime edhe në Evropë. Në Londër, turma njerëzish u mblodhën në buzë të lumit Tamiz për të parë fishekzjarret. Shumë prej tyre u lëshuan nga “Rrota e Syrit të Madh”, që këtë vit shënon edhe 10-vjetorin.
Në Spanjë, qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin Puerta del Sol, në Madrid”, për të marrë pjesë në festën tradicionale të Rushit. Sipas zakonit, spanjollët hëngrën rush për 12 këmbanat që ranë në mesnatë.
Ndërsa në Greqi, vend i përfshirë nga një krizë e ashpër ekonomike, e kaluan ditën duke mbajtur radhë për të paguar taksën e rrugës, ose për të fituar amnesti taksash.
Ndërkohë, në Amerikën Latine, rreth 2 milionë persona u mblodhën në plazhin Kopakabana të Rio de Zhaneiros, ku festuan me fishekzjarre, muzikë, si dhe prezantuan logon e lojave olimpike të vitit 2016.