E Shtunë, 31 Tetor 2026

2011 turizmi ne shifra


Ndërkohë që një numër i lartë shqiptarësh vendosën t’i kalonin pushimet e tyre jashtë vendit, duket se numri i të huajve që këtë vit kanë zgjedhur Shqipërinë është rritur me 16% më shumë se i kaluari.

Statistikat e personave që kanë vizituar Shqipërinë nga periudha 1 janar deri më 31 gusht 2011 i ka bërë të ditura ministri i MTKRS, Aldo Bumci në një konferencë për shtyp.

Sipas të dhënave të ministrisë, janë në total 2 milionë e 990 mijë vizitorët gjatë 8 muajve të parë të vitit. Dy milionë e 120 mijë prej tyre janë me nënshtetësi të huaj, ndërsa 870 mijë janë vizitorë shqiptarë jorezidentë.

Numrin TurizmiZbulohet mozaiku i ApollonisëTurizëm me qiri, pushuesit e huaj lënë Ksamilin më të madh të vizitorëve e zënë shtetasit kosovarë me 51%, më pas vijnë ata maqedonas, malazezë, italianë, grekë, gjermanë, amerikanë, etj.

Pjesa më e madhe e vizitorëve të huaj kanë qenë vizitorë që kanë qëndruar me netë në Shqipëri, ndërsa pjesa tjeter janë ditorë dhe tranzit. Rreth 50% e turistëve të huaj vijnë kryesisht në periudhën korrik-gusht.

Sfidat e MTKRS janë shpërndarja e turizmit gjatë të gjithë vitit dhe në më shumë zona të vendit. Pra, shfrytëzimi i zonave malore, që përpos Thethit dhe Valbonës, kanë shënuar rritje të ndjeshme.

Një objektiv i rëndësishëm për ministrinë është vecanërisht shfrytëzimi i turizmit kulturor.

“E vetmja mënyrë për ta bërë vendin të njohur është të promovojmë turizmin kulturor. Kemi një vijë të gjatë plazhi dhe male të bukura. Ajo që kemi trashëguar ne është trashëgimia kulturore, le t’ia tregojmë botës”, deklaroi ministri Bumci.

Sipas burimeve të ministrisë, të ardhurat prej të huajve që kanë vizituar parqet arkeologjike dhe muzetë kombëtarë kanë shënuar rritje në total prej 20%.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga udhetime Popujt më të lezetshëm në botë
Amerikanët janë populli më i lezetshëm në botë. Qyteti ku jetohet më mirë
Sipas një klasifikimi të realizuar nga Economist Intelligence Unit, qyteti australian i Melburnit është vendi ku jetohet më mirë në botë. Japoni, krijohet ekuipazhi i parë femëror
Emërimi i një kapiteneje të re pilote, e dyta në historinë e aviacionit civil japonez, ka çuar në lindjen e ekuipazhit të parë i gjithi femëror. Macu Picu kërcënohet nga likenet
Muret e Macu Picut, qyteti i mrekullueshëm i konsideruar si një nga shtatë mrekullitë e botës, janë vënë në rrezik nga disa agresorë të vecantë. Një lumë 4 kilometra nën Amazonë
Në Amazonë, në një thellësi prej 4 mijë metrash, rrjedh një lumë gjigand i nëndheshëm i gjatë 6 kilometra dhe i gjerë më shumë se 200.

Lajmet kryesore

Rrëzohet ndryshimi i kombësisë
Aleanca Kuqezi: Fituam një tjetër sfidë
Korcë, dhunohet në banesë 22-vjecarja
Doganierët vendosen në veri
KE, kontroll edhe në kufi
Topalli: Reflektim kushteve të tranzicionit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›