Tenton të grabisë, goditet për vdekje
Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e sotme rreth ores 18:10 minuta, pranë tregut Çam tek Rruga e Kavajës, në Tiranë. Viktima e identifikuar është Klajdi Sejfullai, ndërsa është vrarë pasi kishte tentuar të grabiste një dyqan.
Viktima është goditur me mjete të forta deri sa ka gjetur vdekjen nga dy pronarë biznesesh.
Sipas policisë thuhet se krahas goditjeve me sende të forta, në trupin e viktimës ka patur edhe goditje me thikë, ndërsa dy tregtarët janë shoqëruar në polici.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa po merren edhe dëshmitë e personave që mendohet të kenë parë ngjarjen.
******************
Një person është vrarë me sende të forta pasditen e së martës, ndërsa ende nuk dihen detajet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë tregut “Çam, në kryeqytet. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet paraprake.
Për momentin nuk dihet autori ose autorët e mundshëm, ndërsa po merren në pyetje dhe personat të cilët mund të kenë qënë të pranishëm në ato çaste.