E Shtunë, 31 Tetor 2026

2012 Shqiperia presidente e Komitetit te KiE-se

Shqiperia vitin qe vjen i cili perkon dhe me 100-vjetorin e Pavaresise se vendit do te jete presidentja e radhes e Komitetit te Ministrave te Keshillit te Evropes. Ky lajm u be i ditur gjate takimit qe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi dje me zevendespresidentin e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes dhe kandidat per president i saj Jean-Claude Mignon. Ne keta takim jane diskutuar gjeresisht prioritetet e kesaj presidence dhe ne kete kuader bashkepunimi mes Parlamentit te Shqiperise dhe Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes. Kryetarja e Kuvendit shprehu kenaqesine qe Presidenca e Shqiperise pas 17 vitesh anetaresimi perkon edhe me vitin jubilar te 100 vjetorit te Pavaresise. Ndersa numri dy i Asamblese se KiE-se shprehu bindjen se Presidenca e Shqiperise do te jete nje presidence dinamike aktive dhe ambicioze. Ai vleresoi me tej zhvillimet pozitive ne vendin tone ne keto vitet e fundit. Jam i impresionuar nga transformimet e jashtezakonshme ne Shqiperi. Jam shume i bindur se gjate presidences se Shqiperise bashkepunimi per prioritetet dhe objektivat do te jete shume i suksesshem - theksoi ai. Biseda u ndal ne prioritet e Presidences shqiptare si pjese e Platformes se kryesive te Trojkes se Komitetit te Ministrave duke u fokusuar ne Reformen e Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut Forcimin e demokracise lokale Dialogun nderkulturor edukimi ndaj tolerances sfidat e te jetuarit se bashku. Ne takim u diskutua gjithashtu per veprimtarite e caktuara per promovimin e vlerave historike e kulturore te kombit tone. Zonja Jozefina Topalli dhe zoti Jean-Claude Mignon biseduan me tej mbi mundesite konkrete per forcimin e metejshem te bashkepunimit mes Parlamentit te Shqiperise dhe Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›