Lojërat kompjuterike, ndikojnë në tru
Jojërat kompjuterike të cilat përmbajnë skena të dhunshme, kanë një efekt të jashtëzakonshëm në tru, e cila zgjat deri pas një peridhe një- javore. Jo vetëm kaq, por këto lojëra ndikojnë në gjëndjen tonë emocionale.
Ky rezultat ka ardhur në bazë të një studimi të kryer tek 22 meshkuj të moshave 18 deri në 29 vjeç.
Në bazë të kësaj praktike, u vu re se në veçanti të rinjtë kanë demonstruar aktivitet të reduktuar në pjesën ballore të trurit, e rëndësishme për të kontrolluar emocionet dhe sjelljet agresive.