KiE apel opozites Mos cenoni konsensusin e arritur

Mignion shte arritur nje marreveshje dhe ajo duhet respektuar Ne tryeze jo propozime te papranueshme per palen tjeter
Keshilli i Evropes i ben apel opozites ti qendroje konsensusit te arritur me mazhorance. Nje dite para mbledhjes se pare te Komisionit te Reformes Zgjedhore Presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes Jean Claude Mignon theksoi se duhet te respektohet marreveshja e arritur. Sipas tij palet nuk mundet kurrsesi te shkojne ne tryeze me propozime qe dihet qe nuk do te pranohen nga pala tjeter. Mingon duke theksuar rolin e KiE-se ne arritjen e ketij konsensusi theksoi se dhe ai vete do te jete i pranishem sot ne tryezen e komisionit.
Apeli i KiE-se
Duhet te diskutojne prandaj jane parlamentar. Nuk duhet te sjellin propozime qe dihet qe nuk do te pranohen. Duhet te arrijne nje draft konsensual dhe me pas ta votojne ate. Une do te jem ne tryeze neser dhe do ti nxis per kete - u shpreh Jean Claude Mignion i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane. Sipas numrit dy te Asamblese Parlamentare te KiE-se eshte shume e rendesishme qe kjo paqe politike e arritur fale negocimit te Keshillit te Evropes te ruhet. Per kete arsye shton ai asnje nga palet nuk mund tia lejoje vetes te kercenoje kete konsensus. Eumlshte arritur nje marreveshje dhe kjo marreveshje duhet respektuar. Do kete zgjedhje ne kohe normale ne Shqiperi dhe ne funksion te rezultatit te tyre mund edhe te veprohet. Por opozita nuk mundet sot te terhiqet apo te tjetersoje ate qe eshte pranuar perpara Keshillit te Evropes - deklaroi dje Jean Claude Mignion. Mazhoranca dhe opozita prej 14 nentorit arriten marreveshjen e kerkuar prej mese dy vitesh tashem. Pas takimeve publike dhe jo publike dhe negociatave te vazhdueshme edhe me nderhyrjen e faktorit nderkombetar Konferenca e kryetareve mundi te miratonte ne unanimitet ngritjen e komisionit per reformen zgjedhore grupit te punes i cili do te diskutoje ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit por dhe komisioni qe ka nisur tashme te diskutoje kalendarin per ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar ne Kuvend. Ky konsensus eshte faktuar me tej ne seance plenare kur opozita edhe pse me diskutime te gjata ka dhene voten e saj per nje sere kodesh qe kerkojne 84 vota. Ndersa mazhoranca ka qene teresisht e gatshme per te mirepritur mendimet konkrete te socialisteve qe me pas i ka bere pjese te draftit perfundimtar te miratuar ne seance. Paralelisht do te vijoje puna dhe per reformen parlamentare grupi i punes per te cilen ka ne perberje nga 4 anetare perkatesisht 2 nga PD dhe 2 nga PS dhe do te shikoje rregulloren e Kuvendit ne perputhje me rregulloren e Parlamentit Evropian. Grupi i Punes autorizohet te hulumtoje dhe te pergatise propozime per permiresimin e kuadrit ligjor te statusit te deputetit dhe cilesise se kontrollit parlamentar duke ju referuar praktikes se Parlamentit Evropian dhe rekomandimeve te Komisionit Evropian dhe duke i pershtatur ato ne kontekstin e jetes parlamentare te Shqiperise - thuhet ne piken 3 te vendimit. Grupi i punes ka dy bashkedrejtues ndersa prani tij do te funksionoje dhe grupi i eksperteve teknike.
Reforma Zgjedhore sot mbledhja e pare e Komisionit
Komisioni per Reformen Zgjedhore zhvillon sot mbledhjen e pare te tij pas konsensusit mes mazhorances dhe opozites. Ne kete mbledhje ku do te behet dhe konstituimi i komisionit pritet te miratohet dhe axhenda e punes por dhe rregullorja e brendshme e funksionimit te tij.
Mesohet se ceshtjet e para te axhendes se punimeve do te jene ndryshimet ligjore sa i perket eliminimit te votimit familjar votimeve fiktive apo problemeve me listat e zgjedhesve. Nderkohe per socialistet nje ceshtje e debatueshme eshte permiresimi i administrates zgjedhore si ne pushtetit lokal edhe ne Komisionin Qendor te Zgjedhjeve. Pika qe pritet te shkaktoje debate eshte sigurisht sistemi zgjedhor nje kohe qe te vegjlit po ushtrojne presion duke sugjeruar nje sistem proporcional kombetar.
PS-ja eshte shprehur e gatshme te diskutoje mbi korrektimit kombetar te sistemit duke ruajtur elemente te rendesishem te perfaqesimit rajonal. Nderkohe javet ne vijim do te zbardhin edhe qendrimin zyrtar te demokrateve nese do te pranojne apo jo ndryshimin e sistemit zgjedhor ne vend. Mbledhjet e ketij komision do te drejtohen nga dy bashkekryetaret Ilir Rusmali dhe Daminan Gjiknuri te cilet perfaqesojne perkatesisht partine Demokratike dhe Partine Socialiste. Ndersa anetaret e tjera jane per mazhorancen perkatesisht demokrati Viktor Gumi republikani Fatmir Mediu kreu i Partise per Drejtesi dhe Unitet Shpetim Idrizi dhe deputeti i LSI-se njeheresh nenkryetar i Kuvendit Vangjel Tavo ndersa per opoziten socialistet Vasilika Hysi Arben Isaraj dhe Armando Subashi si dhe kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule.