2012, fundi i mbikëqyrjes

Kryesia e PDK’së është mbledhur sot për t’i dhënë mbështetje të plot Komisionit për Amandamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, të drejtuar nga kryetari Hashim Thaçi u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovës dhe për objektivat politikë të PDK-së për vitin 2012”, thuhet në një komunikatë të PDK’së.
“Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet në përmbushjen e të gjitha parakushteve që viti 2012 të jetë vit i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, theksoi në mënyrë të veçantë kryetari i PDK-së, njëhersëh keryeministër i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi”.
Anëtarët e Kryesisë diskutuan edhe për kërkesën e Komisionit për Amandamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe unanimisht i dhanë mbështetje mandatit të ri të këtij Komisioni.