E Shtunë, 31 Tetor 2026

2012 nis udhëtimin rreth globit

Viti 2012 ka trokitur fillimisht në Zelandën e Re, e clia së bashku me shtetet e vogla të Paqësorit, Tonga, Fixhi dhe Kiribati përbëjnë zonën më afër vijës së ndryshimit të datës.

Në orën 15:00 viti i ri ka mbërritut në Sidnej, Australi, për të udhëtuar më tej drejt Singaporit, ku trokitja e gotave pritet të orën 18:00 (me orën tonë).

Rusia do të festojë një orë para nesh, e më pas 2012 do të vazhdojë udhëtimin në gjysmën tjetër të globit. Rreth orës 03:00 me orën tonë, banorët e Brazilit do të përshëndeten me vitin e ri, ndërsa rreth orës 06:00, Nju Jorku do të përjetojë ndërrimin e viteve në një spektakël tradicional fishekzjarresh.

Më tej do të festohet në Kaliforni, ndërsa të fundit që presin ardhjen e vitit të ri do të jenë banorët e ishullit Samoa në Paqësor, të cilët do të hapin shampanjën atëherë kur ne do të jemi në mesditën e datës 1 janar. Samoa është shumë afër Kirimatit, ishullit që pret ndër të parët ndërrimin e viteve, por që gjendet përtej vijës së ndryshimit të datës.

G. Ndoja / Redaksia Online

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›