E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti: Viti 2012 është viti i përgjegjësive të mëdha

Presidenti i Republikës Bamir Topi përmes urimit të fundvitit për qytetarët tha se viti që vjen kërkon përgjegjësi të mëdha. Topi u shpreh përmes mesazhit të tij se të gjithë shqiptarët urojnë sot që shoqëria të shndërrohet në një shoqëri që udhëhiqet nga vlerat dhe virtytet.

Vetëm duke i qëndruar më afër njëri-tjetrit do të mund të ndiejmë e të provojmë se forca jonë për të ecur përpara është shumë herë më e madhe se çdo tundim tjetër. Unë dua të besoj tek ju dhe tek forca juaj, të dashur qytetarë! Unë besoj tek ju! Gëzuar! Rroftë Shqipëria dhe populli shqiptar! Rroftë 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë! përfundon urimi i Presidentit Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›