2013 të shndërrohet në vit harmonie me fqinjët e vendet e tjera
Kryeministri pritje me komunitetet fetare dhe trupin diplomatik
Kryeministri Berisha jep një pritje me rastin e festave të fundvitit, me përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe të trupit diplomatik në Shqipëri. “Shqiptarët janë në komb i vogël, por shkëlqejnë shumë. Ata kanë një mesazh për të gjitha kombet e tjera, respektin absolut për besimin e njëri-tjetrit”.
Kështu iu drejtua kryeministri Berisha përfaqësuesve të komuniteteve fetare dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.
Kryeministri uroi që viti 2013 të shndërrohet në një vit harmonie, paqeje, mirëkuptimi me njëri-tjetrin, me fqinjët, me vende të tjera.
“Ndaj le të përpiqemi së bashku ta shndërrojmë 2013, në një vit harmonie, paqeje, mirëkuptimi me njëri-tjetrin, me fqinjët, me vende të tjera”-
Edhe njëherë ju uroj Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! Ju falënderoj me mirënjohje që erdhët sot, këtu, dhe më dhatë mundësinë të uroj secilin prej jush. Gëzuar!”- përfundoi urimin e tij shefi i qeverisë.
Në pritje ishin të pranishëm drejtuesit e bashkësive fetare në vend: Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastasi Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Pastor Fitor Muça, Zëvendskryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Baba Edmond Brahimaj, si dhe përfaqësues të bashkësive fetare nga Kosova dhe Mali i Zi.