Taksat, në SHBA dështon “Plani B” i republikanëve
Kërkohej rritja e taksave mbi të ardhurat në rreth 1 milionë dollarë
Republikanët SHBA kanë anuluar votimin në kongres të rritjes së taksave, një hap konkret sipas tyre, që do të ndihmonte në shmangien e të ashtuquajturit “shkëmbi fiskal”.
Ata u tërhoqën nga votimi, pasi dështuan të siguronin mbështetjen e nevojshme për faturën, të emërtuar “Plani B”, e cila do të rriste taksat mbi të ardhurat në rreth 1 milionë dollarë. Zëdhënësi i shtëpisë se bardhë Xhei Kerni ka kritikuar republikanet për planin b.
“Ky plan nuk do te rezultojë ne asgjë për popullin amerikan”, tha ai duke shtuar se presidenti Obama do ta kundërshtojë atë kur ky plan te shkoje në tryezën e tij.
Një tjetër faturë, e cila shkurton shpenzimet e brendshme, kaloi me vështirësi me 215 vota pro, kundrejt 209 kundër.
Analistët në SHBA kanë shprehur shqetësimin se, dështimi për të arritur një marrëveshje do ti çojë SHBA drejt një recesioni.
Anulimi i votimit erdhi, teksa bisedimet me shtëpinë e bardhe duken se kanë ngecur. Presidenti Barack Obama kishte kërkuar edhe rritje të taksave për të pasurit, por nxiste një prag më të ulët prej 400 mijë dollarë.
Gjithsesi liderët republikanë , në senatin e dominuar nga demokratët, e kishin të pamundur të siguronin votat e mjaftueshme për të kaluar edhe faturën e dytë, ndaj dhe anuluan votimin. Zëdhënësi i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, tha gjatë një deklarate se fatura “nuk siguronte mbështetjen e mjaftueshme nga anëtarët tanë, për të kaluar”.