2025 erdhi edhe në Shqipëri, spektakle fishekzjarrësh në çdo qytet

TIRANË, 1 janar /ATSH/ Viti i Ri 2025 tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri. Në të gjitha qytetet e vendit Viti i Ri është pritur me fishekzjarre.
Nga Veriu në jug, qytetarët kanë festuar në sheshet kryesore të qyteteve, ku aktiviteteve të organizuara nga bashkitë iu shtuan edhe spektaklet me fishekzjarrë në mometin e ndërrimit të viteve.
Kryebashkiakët kanë uruar për shëndet, mbarësi e përparim për të gjithë qytetarët.
Nuk raportohen incidente nga fishekzjarrët apo si pasojë e pijeve alkoolike.