E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama-Koçiu: Viti 2025 vjen me mbarësi, lindin binjakët Ares dhe Rajd

TIRANË, 1 janar /ATSH/ Binjakët Ares dhe Rajd janë foshnjat e para të 2025-ës.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili uron në rrjetet sociale: “Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë!”.

Kryeministri Rama shprehet se binjakët janë lajmës të një viti me bereqet.

Edhe ministrja e Shêndetësisê dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u uroi mirë se ardhjen Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe e paçin këmbën e mbarë.

“Këto janë binjakët e vitit 2025, që lindën shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00”, u shpreh Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Binjakët Ares dhe Rajd do të përfitojnë edhe bonusin e bebeve, me nga 80 mijë lekë secili.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›