E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bici në konferencën e botuesve

Kryetari i Unionit të Botuesve të Kosovës, Behxhet Bici, do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Botuesit sot”, që mbahet në Zagreb, me 30 janar deri më 1 shkurt 2012.

Në këtë konferencë do të trajtohen çështjet e perspektivës, vështirësive, kornizave ligjore, mundësive të përkrahjes, gjendjes së tregut dhe strategjive të botuesve në Europë, Kroaci dhe rajon.

Konferenca organizohet nga Traduki, Frankfurter Buchmesse, Instituti Goethe në Zagreb dhe Knjizni Blok.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›