E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 Janari, Berisha: Askush s’e merr pushtetin me dhunë. Reagon Rama

TIRANË Edhe pse nuk e përmendi si datë, kryeministri Sali Berisha iu referua 21 Janarit teksa u shpreh dje në analizën vjetore se askush nuk mund ta marrë pushtetin me dhunë, duke atakuar në këtë mënyrë opozitën: “Viti filloi me disa probleme të caktuara, krejtësisht të pamotivuara, pa asnjë arsye ligjore. Ngjarje që testuan e provuan funksionimin e kushtetutshmërisë së vendit. Ngjarje që morën përgjigjen më kushtetuese e ligjore. Shqipëria u faktua si një vend i shtetit ligjor, për të dhënë një herë e përgjithmonë mesazhin se në këtë vend askush e kurrkush nuk mundet që një qeveri të zgjedhur me votën e lirë ta nxjerrë nga pushteti apo të marrë pushtet me dhunë”. Një deklaratë e tillë ka sjellë edhe reagimin e kryetarit të PS-së, Edi Rama, i cili ka gjetur formën më të shpejtë dhe direkte për t’ju përgjigjur përmes Twitter-it. “Vrau në bulevard, vodhi ditën për diell, gënjen edhe kur fle, e i këndon një Shqipërie që s’ka lekë, s’ka punë e as drejtësi! Koha për rilindje. Shteti kushtetues e ligjor do funksionojë kur të dalin para drejtësisë e të ndëshkohen vrasësit e 21 Janarit, kush dha urdhër e kush qëlloi!”, - shkruan Rama në Twitter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›