21 janari, Gjinushi në Prokurori: Puci i shtetit nuk ekziston
TIRANE-Kryetari i Partisë Socialdemokrate, koalicion me PS, Skënder Gjinushi ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Përgjithshme rreth demonstratës së 21 janarit.
Thirrja në prokurori e Gjinushit vjen pas padisë që Policia bëri në Prokurori, ku kreu i PSD akuzohet se bëri thirrje për dhunë. Sipas Policisë Gjinushi ishte një ndër shkaktarët për prishje të rendit kushtetues.
Personalisht Gjinushi në një prononcim për mediat pas daljes nga Prokuroria tha se thirrja në Prokurori ishte për të dhënë dëshmi si nperson që ishte në dijeni për ngjarjet e 21 Janarit.
Më tej Gjinushi akuzoi kreun e Policisë se po fsheh të vërtetën për ngjarjet që ndodhën ditën e demonstratës.
“Kreu i Policisë po fsheh të vërtetën, puci i shtetit nuk ekziston. Të gjithë e panë kush ivrau 4 persona. Garda qëlloi, u vërtetua dhe nga ekspertiza balistike”, theksoi Gjinushi.
Kreu i PSD-se, Skender Gjinushi është akuzuar nga kryeministri Sali Berisha si, një nga organizatorët e grushtit të shtetit në 21 janar. Per llogari të hetimit mbi keto ngjarje, janë thirrur në prokurori edhe përfaqesues të opozites, disa nga të cilët, deri tani kanë dhënë deponimet e tyre mbi çështjen.
Pak dite më parë, në prokurori, deshmoi kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, i cili është akuzuar nga Policia e Shtetit për nxitje të dhunës në 21 janar në demonstraten e dhunshme të opozites para selisë së Kryeministrisë.
(d.b/BalkanWeb)