E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha homazhe për nder të regjizorit Hysen Hakani

Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot homazhe për regjizorin e mirënjohur Hysen Hakani i cili ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare. Në një prononcim për mediat kryeministri Berisha ngriti lart figurën e regjizorit Hakani i cili sipas tij ka dhënë një ndihmë cilësore në filmin dhe artet skenike të vendit.
 

“Nushëllime të thella për Hysen Hakanin, për themeluesin e filmit shqiptar, regjizorin e talentuar i cili me një krijmtarinë e tij në disa dekada dha një ndihmë cilësore në filmin dhe artet skenike të vendit” theksoi Berisha.
 

“Nën regjinë dhe verpat e tij u formuan artistë të mëdhenj të kombit të cilët i bënë të pavdekshme krijimet e regjizorit të nderuar.Unë i shpreh ngushëllimet më të thella, familjes, miqve por edhe artit i cili që humbi njërin nga personalitet më të shquara” theksoi më tej Berisha.
 

Gjithashtu kryeministri Berisha ka lënë edhe një mesazh dedikuar regjizorit Hysen Hakani në librin e ngushëllimeve.

Regjizori dhe skenaristi Hysen Hakani, i konsideruar si një nga pionerët e kinemasë shqiptar u nda nga jeta ditën e hënë në moshën 79-vjeçare pas një sëmundje të gjatë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›