21 Janari, Komiteti i OKB: Të shqetësuar për procesin, fajtorët të dalin para drejtësisë
TIRANE- Komiteti i OKB-së për të drejtat e njeriut shpreh shqetësim për hetimet mbi ngjarjet e 21 janarit dhe bën thirrje për nxjerrjen e fajtorëve para drejtësisë si dhe kompensimin e familjarëve të 4 protestuesve që humbën jetën gjatë atyre protestave.
Në konkluzionet e publikuara nga ky komitet pas raportit të dytë të Shqipërisë, që u mbajt javën e kaluar në Gjenevë, i bëhet thirrje shtetit shqiptar të përmbyllë hetimet për 21 janarin, duke garantuar standardet ndërkombëtare të hetimit, ndërsa përgjegjësit e ngjarjes të ndëshkohen në mënyrë e duhur.
Po kështu bëhet thirrje që të kompensohen familjarët e 4 viktimave. Ndërkaq Komiteti shpreh shqetësim që Shqipëria mbetet vend origjinë për trafikun e grave dhe fëmijëve dhe i bën thirrje shtetit të forcojë masat ekzistuese për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore dhe të hetojë rastet e keqtrajtimit të fëmijëve në rajonet e policisë.
Ndërkaq një vëmendje e veçantë i kushtohet në këto konkluzione edhe dhunës brenda familjes, që vetëm gjatë muajit korrik i ka marrë jetën 4 grave vetëm në kryeqytet. Komiteti shpreh shqetësim për mungesën e hetimeve efektive të policisë dhe mos zbatimin e urdhërave të mbrojtjes si dhe për numrin e pamjaftueshëm të strehave për viktimat e dhunës. Shteti të garantojë hetimin e duhur të rasteve të dhunës brenda familjes, ndëshkimin me masat e duhura të shkelësve dhe kompensimin e duhur të viktimave”-thuhet në raport.
Komiteti shpreh gjithashtu shqetësim për raportimet mbi sulmet kundër gazetarëve duke i bërë thirrje shtetit të marrë masa për të garantuar lirinë e shprehjes në të gjitha format. “Të hetohen rastet e dhunës apo sulmeve kundër gazetarëve dhe të parandalohen dhe frenohen paditë kundër medias” –thuhet tek konkluzionet e këtij komiteti.
Një tjetër fenomen për të cilin shprehet shqetësim është ai i gjakmarrjes, ku komiteti i OKB-së për të drejtat e njeriut, i kërkon shtetit të marrë masa për të ndihmuar familjet e ngujuara. “Shteti të marrë masat më efektive kundër këtij fenomeni dhe të hetoje krimet e gjakmarrjes”-thuhet në konkluzione, ku shprehet shqetësim për mos zbatim të ligjit dhe për hetime jo efektive nga ana e policisë.
Ndërkaq komiteti i OKB-së i cilëson kushte jo njerëzore ato në të cilat mbahen aktualisht të burgosurit në Shqipëri, ndërsa bën thirrje që burgjet e reja të përmbushin standardet ndërkombëtare. Një apel i bëhet edhe autoriteteve shqiptare për të hetuar rastet e keqtrajtimit të fëmijëve në rajonet e policisë.
Komiteti shpreh shqetësim për raportimet edhe mbi përhapjen e korrupsionit në gjyqësor, ndërsa i bën thirrje shtetit që të përmirësojë me urgjence funksionimin e sistemit gjyqësor. Shqetësim shprehet edhe për faktin se komuniteti rom vijon të përballet me diskriminim pavarësisht miratimit të Strategjisë Kombëtare për Romët, që në fakt sipas komunitetit nuk po implementohet në mënyrë efektive.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: 21 Janari, Komiteti i OKB: Të shqetësuar për procesin, fajtorët të dalin para drejtësisë