Tendenca, baballarët në kursin e lindjes me nënat
TIRANE - Një kurs lindjeje ku mund të mësohet gjithçka për periudhën para dhe pas ardhjes në jetë të bebit. Ndonëse jashtë shtetit kjo është praktikë mëse normale për një familje, tek ne, në shumë raste nuk arrihet të kuptohet qëllimi dhe benefitet që ajo mund të sjellë në "mirëpritjen" e një jete të re. Megjithatë, në kryeqytet fryma ka filluar të ndjehet, ndërsa nuk po mungojnë as meshkujt e parë që janë të gatshëm të shoqërojnë bashkëshortet e tyre. Një prej tyre është Ogri Mane, një baba i ri, i cili ka mundur të mposhtë paragjykimet, duke i qëndruar më pranë vajzës me të cilën ka vendosur të ndajë jetën. Në këtë intervistë, dhënë për "Gazeta Shqiptare", Ogri tregon eksperiencën e tij në këtë kurs, ndërsa iu bën thirrje të gjithë meshkujve shqiptarë të vënë në plan të parë familjen.
Ogri, ju jeni burri që ka shoqëruar bashkëshorten në kursin e lindjes. A keni patur paragjykime në lidhje me këtë veprim?
Paragjykimet eliminohen në momentin kur merr lajmin që do bëhesh prind, tashmë prioritetin e merr familja. Opinioni publik në këtë rast nuk ka të bëjë fare. Familja krijohet në bazë të dashurisë dhe respektit dhe ka shumë përgjegjësi, që duhen ndarë nga të dy. Në momentin që nuk i bën gjërat bashkë, sidomos kursin e lindjes, që është diçka e veçantë, atëherë kjo lidhje nuk ka qëllimin që është krijuar. Ndaj, opinioni publik, përkundrazi, duhet t'i inkurajojë bashkëshortët të bëjnë veprime të tilla. Duke u çliruar nga kjo, çdo gjë tjetër është natyrale dhe ndihmuese për çiftin. Por, gjithsesi ka njerëz që nuk arrijnë ta kuptojnë këtë dhe ndoshta bëhen disi paragjykues.
Nga bisedat që keni patur me miqtë tuaj, çfarë ju kanë thënë në lidhje me kursin e lindjes?
Në përgjithësi, njeriu zgjedh shoqërinë me të cilët ndan të njëjtat mendime dhe dëshira, kështu që s'mund të them se u habitën pasi edhe atyre iu duket diçka normale, ndoshta u habitën me guximin për të ndjekur një kurs të tillë në Shqipëri, ku dihet që kultura shëndetësore ose më saktë edukata shëndetësore është larg asaj evropiane. Ndihma, qoftë edhe thjesht prezenca, bën që bashkëshortja të ndjehet shumë mirë. Nga ana tjetër edhe burrat marrin shumë informacione, të cilat mund t'i gjesh edhe në internet, por problemi te ne është që ka aq shumë sa nuk di çfarë të besosh në realitet. Ndërkohë që, në këtë kurs mëson në mënyrë të përqendruar, konkrete, profesionale dhe praktike gjërat që të duhen në këtë fazë të jetës.
Cilat janë disa nga gjërat që nuk i ke ditur në fillim dhe i ke mësuar gjatë kursit?
Gjëja e parë ka qenë rëndësia e pranisë sime në këtë kurs, mbështetja ime e cila shkonte përtej këtyre 9 muajve. Ka shumë lëvizje emocionale në këtë fazë të jetës dhe duhet pikërisht prania e burrit, që ta ndihmojë, këshillojë, t'i thotë "fjalën" për të cilën gruaja ka nevojë. Por mësimi i gjërave praktike ishte shumë i vlefshëm. Për shembull ne kemi bërë shumë praktikë për larjen e bebit dhe në momentin që u bëra me djalë e kisha shumë të thjeshtë pjesën e larjes dhe veshjes. Normalisht praktika bëhet me një bebe kukull, që është shumë e mirë për t'u përgatitur.
Keni qenë prezent në çdo seancë?
Në të gjitha seancat.
Burri duhet të jetë që në fillim të kursit i pranishëm apo vetëm në muajt e fundit?
Duhet të jetë që në fillim sepse është mirë që gjithçka të bëhet bashkë. Po të mos bëhet bashkë ne humbasim atë që bashkë krijuam dhe që do e rrisim më vonë.
Një këshillë për të gjithë meshkujt e tjerë?
E mira është që të mos ndikohen nga stereotipet e vjetra dhe paragjykimet e opinionit publik. Për mua nuk ekziston asnjë opinion për sa kohë nuk e krijoj vetë një të tillë. Duhet të shohim më larg, si ta projektojmë sa më mirë atë që po ndërtojmë. Prezenca dhe angazhimi i bashkëshortit që nga fillimi e në vazhdim është shumë i domosdoshëm sepse e lehtëson shumë gruan nga ana e ngarkesës emocionale dhe e lodhjes fizike. Nuk ka gjë më të bukur se të kujdesesh për fëmijën tënd që ditën e parë.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)