21 Janari, Malaj: Të protestojmë paqësisht për këtë krim të padënuar

“Kjo tragjedi behet akoma me e hidhur nga vonesat e vënies përpara ligjit të kujtdo që urdhëroi, nxiti apo kreu vrasjen e 4 protestuesve te pafajshëm. Ato po protestonin kundër varfërisë dhe kundër papunësisë. Një hetim dhe gjykim i plote, i pa anshëm dhe profesional duhet te mos zvarritet. Vendi ka nevoje te rivendosë besimin tek institucionet e shtetit te se drejtës”, shkruan Malaj.
Deputeti socialist thotë se angazhimi zyrtar i FBI-së në hetimin e kësaj ngjarjeje, kërkesat e përsëritura të të gjithë partnereve ndërkombëtarë për gjetjen dhe dënimin e fajtoreve, duhet ta ndihmojnë vendosjen e drejtësisë.
“Nderimi protestuesve te vrare është një ndjenjë e thelle solidariteti me familjaret e tyre, por është njëkohësisht edhe një kërkesë e përsëritur publike se kultura e mos ndëshkimit duhet te marrë fund. Asnjë mandat nuk mund të shërbejë si mburojë për asnjë politikan...Ne respekt dhe nderim për të vrarët e 21 Janarit, te gjithë se bashku dhe ne mënyrë paqësore duhet te protestojmë për këtë krim te pa dënuar. Ju shpreh solidaritetin njerëzor familjes se Hekuranit, Aleksit, Ziverit dhe Faikut”, shkruan Malaj./Start/
2012-01-21 10:23