Tjetër skandal, ministri maqedonas shpërfill flamurin shqiptar

Kjo pasi në tryezën e takimit dhe në zyrën e shefit të diplomacisë maqedonase, mungoi simboli kombëtar shqiptar, flamuri kuqezi. Si në çdo takim protokollar mes dy delegacionesh, duhet të jenë të vendosur flamujt që përfaqësojnë të dy vendet.
Jo vetëm kaq. Zyra e ministrit Poposki ishte e pajisur më së miri me flamurin e madh të Maqedonisë dhe atë të Bashkimit Evropian, por vetëm kaq. Asnjë gjurmë e simbolit shqiptar, flamurit kuqezi, i cili nuk është vështirë të gjendet në Maqedoni, vend në të cilin ky simbol përfaqëson gati gjysmën e popullsisë.
Veç kësaj, edhe vetë takimi zyrtar është zhvilluar në kushte thuajse poshtëruese për delegacionin shqiptar. Ministri Imami, pasi e ka pritur në këmbë shefin e diplomacisë maqedonase për disa minuta (duhet të ishte e kundërta), është vendosur në tryezën e bisedimeve njësoj sikur të ishte një vartës i ministrit maqedonas. Ky i fundit u ul në krye të tavolinës dhe jo përballë delegacionit shqiptar, siç ndodh zakonisht në takimet zyrtare shtetërore të nivelit të lartë.
Ironia e gjithë këtij skandali shtohet edhe më tepër për faktin se ministri shqiptar i Mbrojtjes ndodhej në Shkup për të garantuar mbështetjen e Tiranës zyrtare për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, proces që mbahet peng nga vendi fqinj, Greqia.
Në të njëjtën ditë Imami u takua edhe me homologun e tij në qeverinë maqedonase, Fatmir Besimi, ku ministri shqiptar i Maqedonisë e respektoi pikë për pikë protokollin zyrtar. Në tryezën e vogël ishin vendosur të dy flamujt, maqedonas dhe shqiptar.
Ngjarja në fjalë ndodhi një ditë pasi në ndeshjen e hendbollit Maqedoni - Çeki, tifozët maqedonas për asnjë çast nuk i ndaluan koret antishqiptare (“Neka znaat kletite skiptari deka makedonsko ime nema da zagine - Le ta dinë shqiptarët e mallkuar se emri maqedonas asnjëherë nuk do të humbasë”).
Por këto nuk janë të parat provokime të palës maqedonase kundrejt asaj shqiptare. Në verën e 2008-ës, fqinji ynë lindor mori vendimin që shtetasit shqiptarë të aplikonin për vizë për t’u futur në territorin maqedonas, ndërsa nga ana tjetër qeveria e Tiranës aplikonte standardin e dyerve të hapura për qytetarët maqedonas që hynin në territorin shqiptar.
Më pas ishte radha e enciklopedisë së Akademisë se Shkencave të Maqedonisë, e cila nuk hezitoi aspak t’i cilësonte shqiptarët si barbarë që vinin nga malet. Mandej dolën në skenë “Majmunët”, grupimi i tifozëve ultras të kombëtares së futbollit të Maqedonisë, të cilët në miqësoren ndaj Shqipërisë zhvilluar nëntorin që shkoi në Prilep, lëshuan thirrje antishqiptare në stadium.
/Start/E. Bylykbashi/
2012-01-21 16:00