Berisha nga Lushnja: Asnjë veprimtari nuk e zbeh rëndësinë e Kongresit

Lidhur me protestën homazh të opozitës në 1 vjetorin e 21 Janarit 2011, Berisha tha se “protesta e drejtë e çdo qytetari në Shqipëri”.
Ndërkohë, më pas vlerësoi se Kongresi i Lushnjës solli pluralizmin në vend. “Kongresi i Lushnjës, Pavarësia, Lidhja e Prizrenit 3 cështje të mëdha të kombit”, tha Berisha.
Në këtë vizitë kryeministri shoqërohej nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli, disa deputet demokratë, por dhe deputetët socialistë si Bashkim Fino dhe Arben Cuko.
Si sot 92 vjet më parë çeli punimet Kongresi i Lushnjës në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë me kryeministër Sulejman Delvinën.
Ky kongres, u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga dhe aty morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i tyre ishte studimi i situatës së brendshme e të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin e Shqipërisë. Ky kongres vendosi që Kryeqyteti i ardhshëm i Shqipërisë të bëhej Tirana./Start/
2012-01-21 12:25