E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 Janari, PD: Rama fushatë terrori ndaj tre gjyqtarëve

TIRANE - Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, akuzoi sot kryesocialistin Edi Rama se ka ideuar ditët e fundit një “fushatë të paprinciptë” kundër gjyqtarëve të procesit të 21 janarit, që sipas saj është kthyer në një “sulm dhe terror të egër” ndaj trupës gjykuese.

Doda, që është edhe anëtare e Kryesisë së PD-së, kërkoi që gjykatat të lihen të qeta e të lira që të shprehin vendimet e tyre. Ajo theksoi se i vetmi synim i sulmit që organizohet nga PS është pengimi i zbardhjes së plotë të ngjarjes së 21 janarit. Por “nuk mund të ketë asnjë justifikim për të penguar zbardhjen”, shtoi ajo, ndërsa kërkoi që “Rama të mos përdorë vendimet e gjykatave për të tensionuar klimën politike në vend, pa asnjë alibi”.

Mesila Doda u fokusua në prononcimin e saj për mediat edhe në 3 ligjet e integrimit që kërkojnë votën e opozitës në Parlament. Ajo nënvizoi integrimi evropian i vendit mbetet “aspirata më e madhe për shqiptarët”. Për këtë, Doda i kërkoi liderit të PS, Edi Rama, “që të heqë pengesën ndaj kolegëve tanë të opozitës dhe të votohen 3 ligjet”.

(im/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›