E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama të ketë turp, ofendon mjekët se do vota”

10-02-2013 / Gazeta 55

Reagon ministria e Shëndetësisë pas akuzave të kreut të PS

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas deklaratave që kryesocialisti Edi Rama bëri gjatë ditës së djeshme në Spitalin Ushtarak, në kuadër të javës së shëndetësisë dhe prezantimit të programit për një Rilindje Shqiptare ku ka sulmuar sistemin si të korruptuar. Ministria e Shëndetësisë përmes zëdhënëses së saj, i cilësoi të pamoralshme deklaratat e Ramës dhe vlerësoi punën heroike të brezave të mjekëve që kanë shërbyer pranë këtij spitali. Është e turpshme që jeta e qytetarëve të përkthehet ne votë, ashtu siç është e pamoralshme, të hidhet poshtë mundi dhe sakrifica e mjekëve shqiptarë, të cilët janë heronj të sakrificës, ndryshe nga politikanët, me mungesë vizioni dhe varfëri argumenti”, thuhej në deklaratë. “Spitali Ushtarak ka patur miliona euro investime dhe me planin e ri do jetë ndër spitalet model në rajon”. Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje që “partitë opozitare të shohin përtej 23 qershorit, pasi jeta e njeriut nuk ka ngjyra politike dhe vlen më shumë se retorikat boshe të një politikani”. Ky institucion thekson se, “Problematikat e sistemit shëndetësor duhen zgjidhur me vizion e bashkëpunim dhe jo me përdhosjen e kontributit të brezave të mjekëve të shquar”, duke ju referuar kësaj deklarate. Në përfundim shkruhej se, “Ministria e Shëndetësisë është e angazhuar të vijojë reformat për të përmirësuar sistemin shëndetësor dhe se dinjiteti i bluzave të bardha,  nuk mund të hidhet poshtë nga deklarata populiste”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›