E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 Janari, gjykim i shkurtuar për Armando Kasaj

Share

Ish-shefi i rrjetit kompjuterik në kryeministri, Armando Kasaj, i akuzuar për fshirje të serverit të kryeministrisë në 21 janar, nuk do ti nënshtrohet një hetimi gjyqësor, por do të gjykohet me procedurë të shkurtuar. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e të pandehurit, i cili nuk ka pranuar akuzën, por vetëm provat e paraqitura nga prokuroria ne gjykim.

Me kërkesën e të akuzuarit ishte dakord edhe prokurori i çështjes, Ndini Tavani, i cili kërkoi kohë deri në 12 korrik për të paraqitur konkluzionet përfundimtare. Ndërkohë në procesin tjetër ku të pandehur janë Ndrea Prendi, Agim Llupo dhe Margarit Kume, vijoi pyetja e dëshmitareve të akuzës. Para togave të zeza dëshmoi gazetari Ened Janina si dhe dy ish-protestues të plagosur, Ilia Papa dhe Ilia Qesku. Gjatë dëshmisë së tij gazetari Janina tregoi se rreth orës 16:00 garda kishte nisur të qëllonte me fishekë luftarakë dhe këtë ai e kishte kuptuar nga flaka e armëve dhe thyerja e degëve të pemëve përreth. Janina tregoi edhe në lidhje me dhunën që ishte ushtruar ndaj tij nga policia, megjithëse kishte pasur me vete dokumentin e gazetarit. Ndërsa dy dëshmitarët e tjerë të ardhur nga Saranda, Ilia Papa dhe Ilia Qesku, nuk kanë qenë në gjendje të përcaktonin se nga u kishin ardhur plumbat me të cilat u plagosën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›