Sekui: Ka shanse për statusin
Në takimin konsultativ mes qeverisë shqiptare dhe Komisionit Evropian, ambasadori Etore Sekui dha një dritë jeshile për Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Diplomati i BE nënvizoi se mundësia për përgjigje pozitive ekziston, por shtoi se ka mbetur pak kohë për përmbushjen e 12 prioriteteve, raporton Vizion Plus. Një rekomandim pozitiv për statusin e kandidatit është akoma i mundshëm. Koha është e shkurtër dhe vullneti i forte politik nga të gjitha palët është esencial që Shqipëria të ecë përpara drejt Bashkimit Evropian. Ju mund ta kryeni ketë, ne do të vazhdojmë tju mbështesim, por vendimet merren vetëm nga ju, u shpreh Sequi. Ambasadori theksoi gjithashtu rëndësinë e përfundimit te reformës zgjedhore, ndërkohë qe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu akuzoi opozitën për bllokimin e saj. Madje sipas zonjës Bregu, PS po mban peng edhe kufizimin e imunitetit. Ajo që nuk komentuan palët ne këtë tryeze ishte draft dokumenti që pritet të votohet në 12 korrik ne Bruksel nga komiteti i stabilizim-asociimit Shqipëri- BE. Deklarata me 8 pika shpreh qartë zhgënjimin e Brukselit për mungesën e zgjedhjes se një presidenti konsensual ashtu sikundër inkurajohet kreu i ri i shtetit, Bujar Nishani të bëhet garant i pavarësisë se institucioneve.