E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Edi Rama blen klikimet. Miliarderët e PS nuk e lejojnë të heqë imunitetin

Share

Është e qartë se po i vjen plasja këtij kryeministri nga mediat online. Pasi e sulmon në mënyrë tribale Ramën pse përdor Twitter-in, siç bën thuajse çdo politikan në Perëndim, kryeministri Sali Berisha deklaroi se Edi Rama blen klikimet. Ai iu referua një votimi të bërë këtu e tetë vjet më parë kur Rama u shpall kryebashkiaku më i mirë në botë. Berisha i bëri thirrje Ramës që të heqin imunitetin, duke dalë mbi interesat e miliarderëve të PS.

Unë e ftoj nga kjo mbledhje zotin Rama, i cili është përcaktuar në mënyrën më të përsëritur këto muajt e fundit, të mos dëgjojë më këshillin  e miliarderëve të partisë, por zërin e socialistëve të thjeshtë, të mos dëgjojë më nënkryetarin në hije të PS që mbron pasuritë  e tij dhe aspak interesat  e qytetarëve shqiptarë. Pasuritë e tij le ti mbrojë, në mënyrë ligjore, por jo me imunitetin e të tjerëve. Të bëjë zgjidhjen zoti Rama, midis imunitetit të Tom Doshit dhe interesave të  ngushta të socialistit që ka 20 vjet që e voton dhe robtohet pas tij dhe që është jo një, por qindra mijëra. Të mos dalë nga tribuna në tribunë, të vajtojë e ligjërojë për varfërinë. Korrupsioni është faktori kryesor në një vend të lirë që nxit varfërinë. Ai vetë nuk ka imunitet. Nuk mund të them se e ka për veten e tij, por nuk e lë këshilli i miliarderëve. Ata janë vendimmarrësit më kryesorë në PS. Janë fabrika  e mendimit, apo mashtrimit që i mban pas vetes. Ata janë për të blerë klikime. E morët vesh se çka ndodhur? Ata blejnë klikime. 3 euro për 1 mijë klikime. Po pse, për këtë duhen ata? Paska një qendër që shiska klikime dhe kështu u na bë dhe kryebashkiaku më i votuar. Po të fusësh 1 mijë euro, del pastaj si më i votuari, por ja që sdonin shqiptarët ashtu, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›