E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 Janari homazhe per viktimat

E shtune 21 Janar 2012 1337 PROTESTA HOMAZH E OPOZITESMijera njerez ne Bulevardin Deshmoret e Kombit rikthyen ne kujtese kete te shtune atmosferen e nje viti me pare kur pasditen e 21 Janarit 2011 kater qytetare humben jeten teksa protestonin ne demonstraten e opozites se Bashkuar. Drejtues te opozites familjare te viktimave si dhe shume qytetare kane mbipopulluar bulevardin ne nje marshim homazh ne perkujtim te Hekuran Dedes Ziver Veizit Faik Myrtajt e Aleks Nikes. Karafili i kuq ishte lulja simbol e mijera njerezve qe benin pjese ne kortezhin e nisur nga selia e PS ne drejtim te kryeministrise. Fotot e kater te vrareve ishin vendosur ne vendet ku u qelluan ne 21 janar te vitit te kaluar ndersa momentet e vendosjes se luleve perkrah tyre kane qene te veshtira jo vetem per familjaret. I shoqeruar gjate gjithe kohes nga muzika funeber ne sfond kryetari i PS Rama se bashku me deputete e drejtues te tjere te opozites nuk i kane shpetuar dhimbjes por edhe loteve teksa ishin prane vendeve ku humben jeten 4 protestuesit. Gjithcka eshte zhvilluar e qete ashtu sic ishte premtuar ndersa 800 efektivet e policise kane kryer detyren e tyre duke mbrojtur institucionet shteterore ne menyre te vecante kryeministrine. 

Shiko kroniken video ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›