E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje në protestë, arrestohen tre aktivistët nga Tirana

( i përditësuar) -Protesta e sotme raportohet se mund të jetë edhe më e madhe se ajo e 14 janarit.

Vetëm në orët e para të mëngjesit, raportohet se drejt Merdares janë nisur rreth 15 autobusë. Ndërkaq, policia e Kosovës ka vendosur para pikës kufitare në Merdare, rreth tre – katër posto blloqe, në mënyrë që të identifikohen kalimtarët që po shkojnë drejt Merdares.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se janë arrestuar tre aktivistë të saj nga Shqipëria, në Morinë, protestues që po vinin për në Merdare. Të arrestuarit sipas kësaj lëvizje janë: Elvis Hoxha, Ermir Harulla, Bojken Abazi.

*******************

Sot lëvizja Vetëvendosje do të zhvilloj protestën e dytë në dy vendkalimet kufitare me Serbinë, pavarësisht faktit se Parlamenti i Kosovës votoi të premten mocionin që rrëzon atë të 7 dhjetorit për reciprocitet me Serbinë dhe mbështet marrëveshjet e arritura në bisedimet Kosovë -Serbi.

Mediat kosovare raportojnë se Vetëvendosje e quajti jokushtetues dhe të turpshëm mocionin dhe thanë se me protestat e sotme synojnë mbrojtjen e republikës dhe prodhimit vendor. Kreu i Vetëvendosje, Albin Kurti, theksoi se me ndërhyrjen e policisë në protestat e 14 janarit, iu hap rruga Serbisë ekonomikisht, ndërkaq me mocionin e 20 janarit, iu hap edhe rruga politike.

Në një deklaratë më të hershme policia e Kosovës ka informuar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve, si dhe mallrave përmes vendkalimit kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë dhe në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Në përpjekje për të shmangur një përsëritje të protestës së 14 janarit që u shoqërua me dhunë, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dje ka takuar ndarazi drejtuesit e partive politike, të cilëve u ka bërë thirrje që të kërkojnë zgjidhje për të gjitha çështjet brenda institucioneve të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›