E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do të vriste babë e bir, pranga adoleshentit

Një adoleshent është arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me armë babë e bir. Sipas informacioneve nga blutë e këtij qyteti në pranga është vënë 17- vjeçari me inicialet L.H.

Ai akuzohet se ka qëlluar me armë ndaj shtetasve Z.P dhe M.P, babë e bir, përkatësisht 55 dhe 22 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e adoleshentit si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale, por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›