Peshonte 270 gram, gëzon shëndet të plotë
Peshonte vetëm 270 gram dhe foshja gëzonte një shëndet të plotë. Një festë e madhe ka shpërthyer mbrëmjen e kaluar pas rikthimit në shtëpi të fëmijës së vogël, Melinda Star Guido, e cila ka lindur pesë muaj më parë.
Në shumicën e rasteve thonë doktorët, konsiderohet e pamundur që femijet nën peshen 350 gram të mbijetojnë. Foshja është e treta në botë për peshën më të vogël dhe e dyta në SHBA, e cila falë zotit ka mbijetuar. 
Vajza, e cila ka kaluar këtë periudhë në një inkubator është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo tashmë ka lënë ambientet e spitalit në Los Angeles dhe është pritur sikundër yjet e Hollivudit, duke u fotografuar nga paparacët.
Melinda, e lindur në 30 gushtin e vitit të kaluar, tani peshon pak më shumë se 2 kilogramë dhe vazhdon duke përdorur një respirator me oksigjen si një masë paraprake. Tashmë mjekët janë optimist edhe pse thonë se është akoma shumë herët, për të ditur nëse do të ketë probleme në muajt në vazhdim.
“Unë jam optimist, por natyrisht nuk mund të japë garanci,”- u shpreh doktori Rangasamy Ramanathan, i cili mbikëqyr departamentin e lindjeve të parakohshme në USC Medical Center. Megjithatë, mjekët vijojnë të monitorojnë progresin e një ndër foshnjave më të vogla në botë dhe për gjashtë vitet e ardhshme.