E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka e Shqiperisë, Fullani: Ulet me 0.25 % norma bazë e interesit

TIRANË-Guvernatorit i BSH-së Ardian Fullani theksoi sot se Banka e Shqipërisë (BSH) ul me 0.25 përqind normën bazë të interesit. Në një konferencë për shtyp guvernatorit i BSH-së Ardian Fullani ka theksuar se norma bazë e interesit zbret në kuotën e 4.5 përqind ndërsa ka theksuar se kjo ulje u ndërmorr në kushtet e presioneve të kontrolluara inflacioniste dhe në mbështetje të një politike fiskale më të përmbajtur në ditën e ardhshme.

Fullani më tej theksoi se cmimet e mallrave të importeve janë rritur, janë ngadalësuar eksportet, kurse rritja e cmimeve ka cuar në zgjerim të deficitit tregtar dhe reduktim të kërkesës së brendshme
“Zhvillimet në ekonominë botërore kanë ndikuar në konsum dhe investime në vend”, theksoi më tej Fullani.

Por, sipas guvernatorit, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet edhe gjatë 2011. Ajo ka reflektuar përmirësimet strukturore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›