21 Janari, urdhër-arresti për kreun e gardës
Tiranë- Trokasin arrestimet VIP për vrasjet e 21 Janarit të vitit të kaluar. Burime nga Gjykata Penale e Tiranës bëjnë të ditur se janë firmosur të paktën tre urdhër-arrestet e para që pritet tashmë të ekzekutohen nga policia e shtetit.
Mësohet se është lëshuar urdher arresti për komandantin e Gardës se Republikës, shoferin e tij dhe urdhër arresti i tretë është firmosur për shefin e IT pranë kryeministrisë. Urdhër-arrestet vijnë vetëm pak ditë pasi zyrtarisht u konfirmua mbërritja e përgjigjes së ekpersitëz së armëve nga FBI-ja amerikane si dhe lajmeve për fshirjen e serverit të kryeministrisë i cili kishte të regjistruara ditën e demonstratës imazhe dhe audio, ditën e protestës.
Çështja kishte mbetur pezull për shkak të ekpertizës dhe mbingarkesës së madhe politike të kësaj ngjarjeje. Pak ditë më parë, duke paralajmeruar ndoshta edhe valën e re të arrestimeve, tre ambasadorë në Tiranë, ai amerikan, ai i Komisionit Europian dhe ambasadori i OSBE dolën me një deklaratë të përbashkët, përmes të cilës ata shprehën mbështetjen e plotë për prokurorinë në hetimin e kësaj çështjeje.
Një ditë para 21 janarit, në një interviste, kryeministri Berisha deklaroi se në urdhër-arrestin e parë lëshuar ndaj komandantit të Gardës së Republikës, kishte qenë ai personalisht që kishte urdhëruar policinë të mos e ekzekutonte, pasi kjo do të conte në shkatërrimin e strukturës mbrojtjesë të institucioneve shtetërore.
Shkrime të tjera me interes:
- Miniera e “vdekjes”- Humb jetën një tjetër minator, urdhër arresti për përgjegjësit e sigurisë Bulqizë- Miniera e Bulqizës vazhdon të karakterizohet nga ngjarje tragjike.Vetëm...
- Interpoli, urdher arresti per dikatorin e Libise Interpoli ka leshuar nje mandat-arresti per muamar gaddafin, djalin e...
- Pronat në Ujë të Ftohtë, rikthehen konfliktet mes pronarëve dhe Gardës Vlorë- Rikthehen konfliktet mes Gardës së Rëpublikës dhe pronarëve të...