Pas protestës së VV-së policia mban të blinduar Podujevën
Kosovë- Dy pikat kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdara vazhdojnë të jenë nën mbiqyrjen e forcave të rendit edhe pse protesta e Vetëvendosjes përfundoi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Ditën e sotme dalja e Podujevës, zona e quajtur “Dy urat” paraqiste normalitet dhe nuk kishte asnjë protestues, por gjithësesi forcat e policisë po mbajnë nën kontroll vendin ku u zhvillua protesta e VV-së, “Serbia nuk kalon”.
Përfaqësuet e Vetëvendosjes dhanë urdhër mbrëmë për pezullim të protestës pasi qëndrimi në rrugë u bë i vështirë nga temperaturat e ulëta dhe nga policia.
Për shkak të kushteve të rënda logjistike falë Policisë së Kosovës, jemi të detyruar ta ndërpresim protestën. Do e vazhdojmë protestën në Merdare.- tha një përfaqësues i VV-së. Protesta e djeshme ishte e qetë dhe nuk u shënua ndonjë incident.
Ndërkaq VV-ja ka lajmëruar qytetarët se do të njoftohen për protestat e ardhshme.
Shkrime të tjera me interes:
- Mbetjet bërthamore, policia ndal protestuesit në Francë Francë- Policia franceze sulmoi me gaz lotsjellës protestuesit që dolën...
- Kardashian mban unazën e martesës edhe pas divorcit Kim Kardashian, ylli i reality show-t është shfaqur në Australi...
- Aksidenti hekurudhor, Dyrmishi: Policia na lajmëroi me vonesë. Policia: Spitali neglizhoi Lushnje- Drejtoresha e spitalit të Lushnjes ka reaguar pas aksidentit...