21 janari, 2 gardistë në burg, rikthehet në qeli Sadik Çela
TIRANE- Rikthehet në qeli efektivi i dytë i Gardës së Republikës, i vënë nën akuzë nga Prokuroria për vrasjen e 4 protestuesve më 21 Janar.
Policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës se Lartë, e cila urdhëroi rikthimin në qeli të gardistit Sadik Çela për 10 ditë të tjera.
Sadik Çela, Agim Llupo, Gazmend Ahmetcenaj dhe Mark Nikolli u akuzuan si të përfshirë në vrasjet e ndodhura gjatë protestës së opozitës, më 21 janar përpara kryeministrisë. Tashmë 2 gardistë janë në qeli të dyshuar si të përfshirë në vrasjet me plumba të protestuesve Hekuran Deda, Aleks Nikaj, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj.
Në burg ndodhet dhe Agim Llupo i cili akuzohet për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi nga Gjirokastra. Ndërsa dy efektivët e tjerë, Gazmend Ahmetcenaj dhe Mark Nikolli u liruan nga Gjykata e Apelit, me vendim të pak muajve më parë
PROCESI
Më 14 shtator 2011, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit duke lënë në fuqi vendimin për masën e arrestit 30 ditë burg, që kishte vendosur Shkalla e Parë e gjyqësorit. Gardisti akuzohet si një ndër autorët e mundshëm të vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar 2011.
Fillimisht ndaj tij ishte marrë masa e arrestit “me burg 30 dite’. Avokati mbrojtës apeloi vendimin në Gjykatën e Apelit, e cila vendosi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
Gardisti u mbajt në burg përreth 20 dite, dhe më pas u la i lirë. Por prokuroria duke iu drejtuar Gjykates e Lartë, kërkoi që të prishej vendimi i Apelit dhe të mbetej në fuqi ai i Shkallës së Parë. Gjykata e Lartë mori në shqyrtim dosjen dhe urdhëroi që efektivi i Gardës së Republikës duhet të dërgohet në qeli edhe për 10 dite të tjera.
Pas këtij vendimi Prokurorisë i lind e drejta të kërkojë masë të re sigurie ndaj Sadik Celës, dhe për faktin se hetimet për 21 Janarin dhe vrasjen e 4 qytetareve tashmë kanë përparuar, mund ta ngarkojë atë edhe me pergjegjesi penale.
Sadik Cela u arrestua menjehere pas ngjarjeve te 21 Janarit së bashku me gardistët Gazmend Ahmetcenaj, Mark Nikolli dhe Agim Llupo. Sipas të dhënave që prokuroria e Tiranës tashmë ka administruar gardistët Sadik Çela, Agim Llupo, Gazmend Ahmetaj, Mark Nikolli dhe Agron Malaj, sipas urdhrit me nr. 28/1 të datës 21 janar 2011 të firmosur nga Komandanti i Gardës së Republikës ishin caktuar personat e “grupit të zjarrit” në rast nevoje. Katër nga pesë gardistët e grupit të “zjarrit” rezulton se kanë shkrepur 118 plumba luftarakë, drejt turmës së demonstruesve dhe në ajër.
(s.g/BalkanWeb)