Kryeministri portugez: Falimentimi i Greqisë, pasoja katastrofike
ATHINE- Nëse Greqia do të shpallte ndërprerje pagesash, kjo do të kishte pasoja "katastrofale" për Portugalinë, e cila duhet të përgatitet që të përballojë një rrezik të tillë, deklaroi në një intervistë kryeministri i Portugalisë Pedro Passus Coelhio.
Duke theksuar se qeveria e vet nxiton ta "diferencojë" vendin e tij nga Greqia, që po ndeshet "me probleme të mëdha", Coelhio tha se mundësia e ndërprerjes së pagesave nga Greqia nuk mund të përjashtohet. "Gjendemi në buzë të një situate pasigurie të madhe, në mos të falimentimit të mundshëm të një shteti të Eurozonës", tha Passus Coelhio në një intervistë për televizionin shtetëror RTP.
"Kjo do të mund të kishte pasoja katastrofale për Portugalinë; mbi të gjitha sa i përket financimit të bankave dhe të ekonomisë", tha Coelhio, kryeministri konsverator, që erdhi në pushtet verën e sivjetme. Kryeministri portugez tha se qeveria e tij do të ishte "e papërgjegjshme", nëse nuk parapërgatitej për mundësinë e ndërprerjes së pagesave nga Greqia.
Passus Coelhio insistoi se në rast "të një zhvillimi shumë negativ, është e rëndësishme ata që mund të na ndihmojnë - me shtimin e ndihmës në sistemin financiar apo me përforcimin e programit të ndihmës, - ta bëjnë duke qenë të bindur se ajo që ndodhi në Greqi nuk do të ndodhë në Portugali".
Portugalia, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në muajin maj, do të marrë nga BE dhe FMN një kredi me vlerë 78 miliardë euro, në shkëmbim të zbatimit të masave shtrënguese dhe një pakete reformash për uljen e shpenzimeve publike si dhe masa për rikthimin e ekonomisë në një kurs zhvillimi.
Lisbona u ndesh me vështirësi të mëdha pas zbulimit javën e kalur të një borxhi të padeklaruar të zonës autonome të ishujve Madera, me vlerë 1,68 miliardë euro, përgjatë periudhës 2008-2011.
Passus Coehlio e cilësoi të trishtueshëm faktin se "kjo anomali serioze" shënohet "në kohën që po përpiqemi të bëjmë një dallim ndërmjet vendit tonë dhe atyre vendeve që kanë probleme shumë serioze, si Greqia".
(m.a/BalkanWeb)