E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj: Lëvizjet në polici për të forcuar ligjin

“Tashmë ne jemi duke punuar në mënyrë intensive nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Nuk kam asgjë për të shtuar përveç deklaratës së parë. Presim dhe mundet të ecim drejt zbardhjes së ngjarjes”, theksoi ai pas një takimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Republikës Federale të Austrisë, z. Herbert Anderl. 

Për sa i përket lëvizjeve të shumta në drejtorinë e Policisë së Vlorës, Burgaj sqaroi se këto lëvizje ishin pikërisht pas vrasjes së gjyqtarit.

“Ndryshimet e drejtorëve janë ndryshime që ndodhin shpesh në Polici. Edhe për shkak të kësaj ngjarjeje, sigurisht që ka ndikuar. Mendoj që kanë shkruar për të forcuar rendin dhe sigurinë në Vlorë”, shtoi ai. /S.Ll/Start/
 

                                                                                             2011-09-21 07:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›