Specialistët e Gazsjellësit Trans Adriatik në Korçë

Ky gazsjellës hyn në vendin tonë nga Greqia, për të vijuar në Bilisht, Skrapar, Berat, Fier dhe Vlorë, dhe nëpërmjet detit në Itali.
Sipas burimeve zyrtare të TAP, konfirmuar dhe nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, përfaqësues të Trans Adriatic Pipline, kanë nisur ditën e hënë takimet në Korçë, për të biseduar dhe diskutuar me komunitetin dhe grupet e interesit, impaktin mjedisor dhe social që ka ndërtimi i gazsjellësit, një pjesë e të cilit kalon në territorin e këtij qarku.
Trans Adriatic Pipeline është një projekt që parashikon transportimin e gazit natyror nga deti Kaspik në Evropë, duke kaluar edhe nëpërmjet territorit të vendit tonë, në shtrirjen e linjave të gazit deri në detin Adriatik në veri perëndim të Fierit për të vijuar në Itali, e më pas në tregun evropian. /Start/
2011-09-20 16:12