EULEX dërgon në OKB, raportin për Dick Marty
PRISHTINË- Misioni i EULEX-it në Kosovë pritet të dërgojë sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, raportin për hetimet e këtij misioni në lidhje me pretendimet e ish-raporterit të Këshillit të Europës Dick Marty për trafik të organeve gjatë luftës në Kosovë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe të cilat citojnë zëdhënënësin e EULEX-it, Yuri Las i cili ka theksuar se edhe pse të dhënat operative për shkak të konfidencialitetit të hetimit nuk mund të zbulohen, kjo nuk do të thotë se nuk është bërë përparim.
"Ekipi i posaçëm tani është duke punuar për të siguruar informacione nga një sërë institucionesh zyrtare, për t`i shqyrtuar më pas ", kanë thënë zyrtarë të EULEX-it. Sipas tyre, ekipi i posaçëm i hetimit ka autoritetin ligjor dhe aftësinë që hetimet t`i kryejë në mënyrë profesionale, dhe të pavarur, edhe pse sipas tyre në krahasim me organet tjera gjyqësore u formua relativisht shpejt.
(el.me/BalkanWeb)