E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu, Stefanovic dhe Cooper takohen në Vjenë

VJENË- Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanovic, ka takuar sot në Vjenë ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian në këto negociata, Robert Cooper.

Takimi zhvillohet në vazhdën e përgatitjeve për raundin e ardhshëm të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa, sipas burimeve të BE-së, temë kryesore ka qenë përfaqësimi rajonal i Kosovës dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Këto janë kushtet kryesore që Këshilli i Ministrave të BE-së të sjellë vendim pozitiv për kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton Europa e Lirë.

Dialogu për çështje teknike në mes të Prishtinës dhe Beogradit ka filluar në mars të vitit të kaluar dhe është zhvilluar në disa raunde me ndërmjetësimin e BE-së.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›