E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari, Armando Kasaj në arrest shtëpiak pa policë

Share

Specialisti i kryeministrisë, shefi i IT-së, Armando Kasaj i cili akuzohet se ka fshirë pamjet filmike të 21 janarit nga serveri i kryeministrisë, ndodhet në arrest shtëpie pa ruajtjen e asnjë polici.

Gazeta “shqiptarja.com” sjell sot foto të banesës së tij, ku duket qartë se asnjë polic nuk duket gjëkundi, ndërkohë që mos ruajtja nga efektiva policie, mund të ndikojë një një largim të Kasajt nga banesa, me qëllim shmangien përballjes me drejtësinë.

Ndryshe nga dy të arrestuarit e tjerë, ish-komandati i gardës Ndrea Prendi dhe shoferi i tij Margarit Kume që ruhen me policë, shefi i IT-së së kryeministri Armand Kasaj nuk ruhet nga ansjë efektiv i Policisë së Shtetit.

Më 24 janar 2011, gjykata e Tiranës dha masën e arrestit shtëpiak për Prendin, Kumen e Kasajn.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›