E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Ina Rama, thjesht shoqja e bulevardit! FBI nuk tha se vrasjet ishin me dashje!

Share

Partia Demokratike vazhdoi të sulmojë sot kryeprokuroren Ina Rama. Deputeti Fatbardh Kadilli tha se mediat e shkruara dhe ato elektronike denoncuan sot, serialin e mashtrimeve të Prokurores së Përgjithshme, me të cilat ajo sipas tij, faktoi edhe një herë se është thjesht shoqja e bulevardit, bashkëautore për hir të mandatit të dytë, në përpjekjen e  Edi Rames për të përmbysur me dhunë pushtetin e dalë nga vota e lirë me 21 Janar 2011.
Unë nuk do të ndalem në trillimet dhe mashtrimet e saj sepse për shqyrtimin e tyre ekzistojnë të gjitha mundësitë, por dua ti rikujtoj shqiptarëve sot, se më datën 22 Janar, në orën 4 të mëngjesit Edi Rama, që kërkonte në mënyrë ultimative arrestimin horrave të Gardës, e heronjve që mbrojtën Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke i cilësuar si persona shoqërisht të rrezikshëm, ekzaktësisht siç shprehet Kryeprokurorja publikisht dhe në akuzë, u deklaroi shqiptarëve se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i ka thënë në telefon Prokurores së Përgjithshme se nuk do të ekzekutojë vendimet pasi aty ka lapsus, duke dëshmuar kështu bashkërendimin e ngushtë midis tyre. Por pas 1 viti, në intervistën e saj shoqja e bulevardit apo Prokurorja e Përgjithshme akuzoi Gardistët për vrasje me dashje dhe spekuloi me ekspertizën e ardhur nga FBI, u shpreh Kadilli.
Ai sqaroi shqiptarët se në ekspertizën e FBI dhe në asnjë ekspertizë tjetër, në asnjë gërme dhe asnjë rresht, nuk bëhet fjalë për vrasje me dashje, por për të shtëna vdekjeprurëse, ndërsa akuza e Prokurores është formuluar nga Edi Rama në Kryesinë e Partisë Socialiste, në një tentativë të pashpresë të tyre për ti shpëtuar përgjegjësisë për 21 Janarin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›