Gjirokastër, kapen 56 kg marijuanënë

Automjeti dhe çanta me drogë
Gjirokastër Në orët e para të ditës së sotme policia ka sekuestruar 50 kg marijuanë ndërsa nuk mundur të vërë në pranga trafikantin.
Gjatë finalizimit të operacionit Ngrica, policia ka kapur sasinë e lëndës narkotike të dalë nga fshati Lazarat dhe shpallur në kërkim Donald Likën.
Droga u gjet në automjeti tip Opel ndërsa dy personat që gjendeshin brenda saj kanë braktisur makinë dhe janë larguar duke marrë edhe çantën me marijuanë, të cilën ata e kanë lënë pasi kanë parë që policia po i ndiqte edhe në terrenin e thepisur. Të dy personat kanë mundur të fshihen nga policia në pyllin e Kolonjës. Nga verifikimet e bëra rezulton se automjeti është në pronësi të Donald Likës, 22 vjeç nga Tepelena.
Po sot, në pikën kufitare Kakavijë është kapur një sasi prej 6 kg marijuanë, e cila u gjet në bagazhet e autobusit të linjës Shkodër Athinë.
Policia bën të ditur se në pranga si përgjegjës është vënë shoferi i autobusit Selami Kalaja. Kjo pasi nga kontrolli i ushtruar në bagazhet e pasagjerëve në prezencë të çdo pasagjeri sipas valixhes dhe çantës përkatëse bazuar në kundra biletat , në njërën prej valixheve e cila ishte pa kundra biletë dhe nuk i përkiste asnjërit prej pasagjerëve. Droga u gjet në një valixhe në të cilën ndodhesh rroba intime për femra.