E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Biseda me Ndrea Prendin më 21 janar, më tha “ik nga zyra”

TIRANË- Kryeministri, Sali Berisha bëri mbrëmë të ditur në një emision, se hetimin e plotë të “21 janarit” mund ta realizojë vetëm një kryeprokuror i ri.

“21 janari pati një fatkeqësi tjetër të dytë, hetimin. Hetohej nga ajo që duhej hetuar vetë. Për herë të parë në historinë e një hetimi, institucioni i akuzës merret përsipër nga një person që duhet të hetohet,- Ina Rama,- dhe po të kishte qoftë edhe një gramë moral profesional, ajo kurrë nuk do të merrte përsipër hetimin e kësaj çështjeje”,- u shpreh Berisha.

Pyetjes nëse është takouar atë ditë me kreun e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Berisha u shpreh: “Në zyrën time?! Ka qenë në zyrën time, më ka thënë në mos gaboj, ‘a mund të dalësh në një zyrë dhomë tjetër’. I kam thënë, ‘Jam shumë mirë, nuk dal’,- sepse gjuanin tek dritaret. Më ka kërkuar që të dal në dhomë tjetër bashkë me oficeret e mi. Nuk di të më ketë thënë gjë tjetër”.

Kryeminsitri sqaroi edhe akuzat ndaj familjarëve të viktimave të 21 janarit, duke kërkuar hetim edhe për kërcënimet e tyre në adresë të tij.

“Absolutisht, familjeve të viktimave do t’u garantoj se në përputhje me të gjitha kapacitetet e shtetit ligjor, gjithçka do të hetohet rreth vrasjes së njerëzve të tyre. Është familja e viktimave të Ziverit, në mos gaboj, vëllai i tij tha se “erdha nga Greqia se do rrëzojmë Sali Berishën”. E kanë të gjitha mediat këtë. Kjo kërkon një hetim. Por këtë hetim nuk mund ta bëjnë ata të cilët ishin pjesë e këtij puçi për të rrëzuar Sali Berishën, por çfarë ka tjetër”,- theksoi kryeministri.
(el.me/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›