21 janari Berisha Arsyet pse kerkuam prokuroret e huaj
Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te PD-se shprehu besimin se ngjarja e 21 janarit do te zbardhet plotesisht nga drejtesia shqiptare. Sipas tij situata eshte e nderlikuar. Pucistet - tha ai - bejne gjithcka per te bllokuar procesin e drejtesise. Jemi te percaktuar qartesisht per nje zgjidhje brenda institucioneve te pucit dhe nuk konfodojme dhe nuk na imponojme dot te konfodojme individet puciste me institucionet demokratike te ketij vendit. Sipas Berishes institucioni i akuzes deshmoi se nuk kishte vullnet ndaj dhe u be e domosdoshme kerkesa per prokurore nga vende mike. Ne rastin konkret institucioni i akuzes deshmoi se nuk kishte vullnetin ndaj dhe u be e domosdoshme kerkesa per hetues per prokurore nga vendet mike. U shpreh besim i plote per kete proces serish ekziston besim i plote dhe dua tu informoj ju dhe qytetaret shqiptare se cdo dite shoket dhe shoqet e bulevardit keshtu po i quaj po bejne gjithcka per te bllokuar kete proces. Pse e bene kete sepse kane tmerr dhe frike nga vetja e tyre kane tmerr dhe frike nga vepra e tyre kjo eshte e verteta por ata qe perpiqen te bllokojne nje proces per te cilin kerkon cdo shqiptare dhe e kerkojne te gjithe miqte e Shqiperise partneret e saj ata vetem sa provojne se cili ka qene rroli i tyre me 21 janar por nuk do te mund ta ndalojne. Ne kete proces dhe ne keto zhvillime preokupimi per Shqiperine ka qene boterore - theksoi z. Berisha. Kryeministri shtoi me tej Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s Shqiperia ka nje vend kryemik Shtetet e Bashkuara te Amerikes te cilet i kane dhene Shqiperise dhe shqiptareve nje ndihme historike ne keto momente. Ju garantoj se nuk kane ndihmuar aspak dhe nuk jane nisur kurre te ndihmojne pavaresisht qeverine ndonese e kane shprehur qarte si kristali se ti je partneri yne miku i ketij vendi dhe qe ne mbeshtesim te gjithe perpjekjet tuaja per reformat dhe cdo gje tjeter por angazhimi i tyre ka qene i plote per te ndihmuar nje popull mik per te ndihmuar nje shoqeri te lire.