Lejet e ndertimit Berisha Rames I treti ne bote per korrupsion
Duke iu referuar demonstrates se 21 janarit Kryeministri Sali Berisha njoftoi se dispononte te dhena te plota se ishte puc se cilat ishin detyrat e pucisteve dhe sulmoi kreun e PS-se si pergjegjes kryesor i pucit qe kerkoi te permbyste qeverine e dale nga vota e lire e shqiptareve.
Ne jemi te vendosur te ecim drejt zgjedhjeve te lira dhe te kapercejme cdo pengese qe pucistet mund te nxjerrin. Ky ishte nje grusht shteti i cili kishte ne aparence nje treshe aventuriere te dhunshme si Edi Rama Gramoz Ruci dhe Skender Gjinushi por kishin prapa skene edhe pucistet e tjere te cilet kishin vendosur endrren e mandateve te tyre mbi dhunen per te rrezuar qeverine e votes se lire - theksoi Berisha.
Kryeministri permendi si arritje te qeverise edhe anetaresimin ne NATO arritjet ne infrastrukture luften kunder korrupsionit dhe rezistences se krizes ekonomike. I themi atij qe eshte i treti me i korruptuari ne bote per lejet e ndertimit qe ky vend ka lene prapa 95 vende ne luften kunder korrupsionit.
Kjo eshte hera e pare qe mblidhet Keshilli Kombetar i zgjedhur ne Kuvendin IX qe u zhvillua me 14 dhjetorit 2009. Nga ky organ i larte drejtues partiak u rikonfirmua ne krye te partise Kryeministri Sali Berisha si dhe u zgjodh Keshilli Kombetar i perbere nga 140 anetare ku 100 prej tyre jane zgjedhur nga Kuvendi i demokrateve dhe 40 te tjere jane anetare te perhershem ose kryetare te degeve te PD-se. Kuvendi IX miratoi dhe ndryshimet statutore te kesaj force politike.